Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri

299
0
Shares

Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t’ia dalë.
Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë për publikun shqiptar nga eksperti i OPDAT për reformën në drejtësi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj në TED EX Tirana me moton “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.
“Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë. Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë”, shprehet Juncaj.
Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi thotë se ka shpresë por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.
“Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t’ja dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë”, vijon Juncaj.
Juristi Juncaj familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, shpreh shqetësim dhe për largimin e shqiptarëve nga atdheu
“Gjuha ime e parë është shqipja, flasim edhe në shtëpi. Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit. Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë”, shton Juncaj.
Gjon Juncaj ishte një nga 10 folësit e eventit të që përcollën ide dhe mesazhe frymëzuese për publikun duke rrëfyer nga një histori të tyre.
Eventet Ted Ex zhvillohen në më shumë se 178 qytete në 70 vende të botës dhe Tirana është një prej tyre. OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY