Nëse ju pyesin “A më dëgjon” mbyllni telefonin

Nëse ju pyesin “A më dëgjon” mbyllni telefonin

59
0
Shares



“The Independet” ka dhënë alarmin dhe paralajmëron qytetarët se nëse dëgjojnë t’i pyesin në telefon: A më dëgjon?, të mbyllin menjëherë telefonin

Sipas mediave britanike ky është një mashtrim që po iu bëhet qytetarëve për të lidhur kontrata për blerje të mëdha nëpërmjet telefonit, njësoj siç funksionon me Call Center-at.

Policia dhe kompanitë që bllokojnë telefonatat atje po paralajmërojnë publikun për rrezikun e kësaj telefonate të rrezikshme, për të parandaluar viktima të mundshme.

Ata sqarojnë gjithashtu se si funksionon kjo “lojë”

Sipas tyre përdoruesi fillimisht kontaktohet me një numër të zakonshëm dhe zëri në anën tjetër të receptorit prezanton veten dhe kompaninë për të cilën presupozohet se punon.

Më pas ata pyesin “a më dëgjoni”

Përgjigja që ju jepni regjistrohet dhe nëse thoni “Po”, kjo përgjigje do të modifikohet sikur keni rënë dakord për të bërë një blerje të madhe.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, në këtë mënyrë, personi që merr telefonatën mashtrohet për të firmosur një kontratë verbale. Kjo po shfrytëzohet nga mashtruesit që kanë arritur të fusin në grackën e tyre shumë amerikanë, kryesisht në Florida, Pensilvani e Virginia.

Por tashmë ekspertët besojnë se është çështje kohe përpara se ky mashtrim të përhapet edhe në Europë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY