Në pak kohë është sulmuar dy herë me tritol. Kompania, ka rënë pre e sulmeve me tritol, dy herë brenda dy javëve të fundit. Sipas hetimeve të policisë, por edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të kompanisë në pronësi të Arlind Lalës në Shijak, thuhet se vendosja e tritolit ka lidhje me protestën e banorëve të zonës kundër përpunimit të mbetjeve spitalore dhe atyre të kafshëve të ngordhura që bën kompania.
Firma “Ecomedica shpk” e cila thekson se sulmet dhe protestat e banorëve janë të nxitura prej konkurrentëve të tjerë në treg.
DEKLARATA
Firma Ecomedica shpk, sqaron klientët e saj, banorët e Shijakut por dhe qytetarët shqiptarë se në harkun e 10 ditëve është bërë pre e 2 sulmeve me lënde plasëse dhe një sulmi të koordinuar shpifjesh me qëllim mbylljen e aktivitetit të saj të përpunimit të mbetjeve spitalore. Fillimisht duam të sqarojmë se Ecomedica shpk është e pajisur me të gjitha lejet dhe licensat e nevojshme për përpunimin e mbetjeve spitalore përjashto mbetjet që përpunohen me metodën e incenerimit, djegies.
Ecomedica disponon vetëm një autoklavë për përpunimin e mbetjeve, që nëpërmjet procesit të sterilizimit me avull të thatë dhe jo djegies, sterilizon mbetje spitalore të llojit plastikë, pambuk, metal etj, dhe më pas i depoziton këto mbetje të sterilizuara në landfille të licensuara.
Metoda e sterilizimit ka impakt zero në mjedis për shkak se nuk emeton në të as gazra dhe as ujëra të ndotur.
Ecomedica ka aplikuar për zhvendosjen e aktivitetit të saj në afërsi të një vendgrumbullimi të licensuar të mbetjeve urbane dhe në bazë të këshillave të Bashkisë Shijak dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit do të zhvendosë të gjitha paisjet që disponon nga periferia e qytetit të Shijakut, në momentin e parë që prokuroria do të heqë sekuesteon e zonës per shkak të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur.
Ne jemi të bindur që mbrapa kësaj fushate kriminale shpifjesh se gjoja Ecomedica djeg mbetje njerëzore dhe kafshësh, dhe pengimi të aktivitetit nëpërmjet terrorit të tritolit qëndron konkurrenca tregtare me qëllim pengimin e një aktiviteti të sapokrijuar i cili plotëson të gjitha standardet mjedisore në përputhje me normat e BE-së. Nuk është e rastit që pothuajse të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë janë përballur me krime në fushën kundër pronës dhe pengim aktiviteti.
Së fundmi duam të qetësojmë të gjithë klientët tanë por dhe të gjithë qytetarët Shqiptare që Ecomedica nën moton e saj “për një Shqipëri Ekologjike” do të vazhdojë aktivitetin e saj që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e mjedisit, në një territor të licensuar kohë më parë për depozitim dhe përpunim të mbetjeve spitalore dhe do të kryej këtë proces në përputhje me të gjithë legjislacionin në fuqi dhe në harmoni me mjedisin.
I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Shtetit të bëjnë maksimumin për të zbardhur të vërtetën e këtyre ngjarjeve kriminale që përpiqen të dekurajojnë investimet e ndershme nëpermjet terrorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/