Kavajë, Gjykata lë në burg policin e “Shqiponjave”

Kavajë, Gjykata lë në burg policin e “Shqiponjave”

180
0
Shares

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg ish-efektin e njësisë Shqiponja në Tiranë 30-vjeçarin Engrid Hënajn. Ai u akuzua për shpërdorim detyre, pasi, sipas prokurorisë, ka informuar të kërkuarin Fation Lila, I cili ishte në kërkim për vjedhjen e disa banesave në Golem. Para trupit gjykues Hënaj nuk ka pranuar të flasë, duke lënë avokatin tij të njihet më pare me aktet e akuzës. Emri i 30-vjeçarit doli nga përgjimet, ku ish-efektivi informonte të kërkuarin Lila se ishte në sistemin e kërkimit policor. Hënaj gjatë bisedës telefonike i rekomandonte mikut të tij që të gjente sa më parë prokurorin e çështjes, pasi rrezikonte burgun.
Fation Lila u arrestua në gusht nga policia e Kavajës. Gjatë këqyrjes së telefonit të tij, u zbulua se kishte komunikime me efektivin e policisë, i cili u arrestua të premten nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY