DETAJE/ Prokuroria: Ja pse nuk e ekstradojmë dot drejt Spanjës biznesmenin shqiptar

DETAJE/ Prokuroria: Ja pse nuk e ekstradojmë dot drejt Spanjës biznesmenin shqiptar

233
0
Shares

Në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi dje sekuestrimin e pasurisë me vlerë 4 milionë euro të biznesmenit Nikolin Janina. Hetimi ndaj tij ka nisur nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila në përfundim të hetimit i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin e sekuestros.
Kjo pasuri është sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe i ka kaluar në administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave deri në përfundim të hetimit gjyqësor.
Biznesmeni Janina duhet të sqarojë përpara gjykatës mënyrën e blerjes dhe krijimit të pronave, pasi dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Sipas Policisë së Shtetit, pasuritë e sekuestruara janë: Katër apartamente të ndodhura në kryeqytet me një sipërfaqe 450 m2, dy garazhe të ndodhura në Tiranë me një sipërfaqe 40 m2, një apartament i ndodhur në Vlorë me një sipërfaqe 65 m2, tokë e ndodhur në zonën e bregdetit Drimadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë, me një sipërfaqe totale 31.000m2. S
Seksionit për Hetimin e Pasurive dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, pasuritë e sekuestruara arrijnë në total vlerën 4 milionë euro.
Ndërkohë, burime nga prokuroria bëjnë me dije se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Janinën si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Biznesmeni
Policia e Shtetit i ka sekuestruar këtë të shtunë shtetasit Nikolin Janina 4 milionë euro pasuri. Ai është i njohur në biznesin e hidrosanitareve, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh. p. k.
Ndërkohë, sipas prokurorisë, kanë qenë autoritetet spanjolle, ato që kanë dërguar dosjen për biznesmenin si të përfshirë në trafik droge. Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme, në muajin korrik, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës.
Sakaq, vetëm ditën e djeshme është bërë bllokimi i pasurisë. Mësohet se në momentin e sekuestrimit ka qenë prezent dhe vetë Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik droge, por mungesa e një marrëveshjeje mban peng ekstradimin e tij.
Gjithashtu, pengesë për mos-arrestimin e tij është dhe fakti se autoritet spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferimin e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimin e pasurisë. GSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY