MEGI TOPALLI/ Një vend që harron dëshmorët e vet, komprometon të ardhmen...

MEGI TOPALLI/ Një vend që harron dëshmorët e vet, komprometon të ardhmen e tij

321
0
Shares
Megi Topalli

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes. Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret. Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.
Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre. Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.
Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes, ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist. Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.
Por gjaku nuk behet uje.
Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.
Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.
Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.
Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.
Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben, nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY