PROTESTA E SHKOZËS/ Basha: Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve me një...

PROTESTA E SHKOZËS/ Basha: Nxjerrja në rrugë e 150 familjeve me një të rënë të lapsit, i kalon kufijtë e mashtrimit

107
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, për nxjerrjen nga banesat të mbi 150 familjeve në Shkozë.
Sipas Bashës, ky veprim i kalon kufijtë mashtrimit.
“Në fushatë ishte Edi Rama që përmes mashës së tij në Bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut. Pasi ju mori votën ju thotë do ju jap bonus strehimi”, denoncon midis të tjerave Basha.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha
Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete. Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut. Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej mashtrimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve. Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY