Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar programin e punimeve për periudhën 18 shtator – 13 tetor 2017, program i miratuar me mirëkuptim në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 14. 09. 2017 dhe njoftuar në seancë plenare.
Në listë përfshihet edhe Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 i ish-Presidentit Bujar Nishani “Për kthimin e ligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, të ndryshuar”.
Në muajin dhjetor të vitit2016, në kohën kur ishte president, Bujar Nishani vendosi të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për importimin e plehrave. Nishani arsyetoi se ligji ishte në kundërshtim me direktivat e Komisionit Europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/