Qeveria, projekt per ndryshimin e orarit zyrtar te punes

Qeveria, projekt per ndryshimin e orarit zyrtar te punes

514
0
Shares

Qeveria mësohet se ka një projekt për të ndryshuar orarin zyrtar të punës në administratë, transmeton javanews. Burime të besueshme për javanews bëjn të ditur se në zyrën e kryeministrit Edi Rama, po diskuktohet propozimi për të vendosur një orar të ri, i cili parashikon një 1 orësh pushim mes orës 12.30 dhe 13.30. Për rrjedhim orari zyrtar do të bëhet nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 17.30 të mbrëmjes. Për momentin nuk ka një vendim, lidhur me propozimin në fjalë. Por mësohey se ai po diskutohet gjerësisht, duke parë anët pozitive dhe negative të ndryshiumit të orarit, shkruan javanews.

Në bazë të disa studimeve orari i pandërprrë i punës shpesh nuk rezulton pozitiv për punonjësit e administratës, efektshmëria e të cilëve ulet sidomos pas 6 orësh punë. Por edhe shtyrja e orarit të punës duke futur në mes një orë pushim nuk është diçka e lehtë, pasi mjaft probleme të reja lindin, sidomos të natyrës sociale. Duke përllogaritur ndryshimin e orës në vend gjatë sezonit të dimrit errësira vjen më shpejt, por nga ana tjetër edhe angazhimi i prindërve në familje bëhet problematik. Do të jenë gjithësesi javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë qartazi nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga 08.00 e mëngjesit deri në 16. 30 që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30 të mbrëmjes me një orë pushim në mes, shkruan javanews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY