ZBULIMI/Bashkia e Tiranës me një “bankë sekrete”

ZBULIMI/Bashkia e Tiranës me një “bankë sekrete”

689
0
Shares

Bashkia e Tiranës është pjesëmarrëse në një kompani financiare në Tiranë në shumë 25% të kuotave duke shënuar kështu edhe një sektor tjetër vec atij të tregut, ndërtimit dhe përpunimit të plehrave ku Bashkia e Tiranës është përfshirë në biznese private.

Bëhet fjalë për kompaninë Portali CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA, fakt i bërë publik nga Open data Albania.

Crimos është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar me qëllim veprimtari ekonomike si aktivitete faktoringu/financim nëpërmjet urdhër blerjes (purchase orden finance) qira financiare ndihmëse, asistencë teknike dhe trajnim për tregtarët, fermerët dhe ndërmarrjes e vogla dhe të mesme në Shqipëri. 25% e kuotave të kësaj kompani janë nën zotërimin e bashkisë së Tiranës.

Subjekti është i licencuar si Institucion Financiar jo Bankë. Kjo shoqëri biznesi është ortak përvec këtij institucioni publik edhe me fondin shqiptaro amerikan, një fond norvegjez dhe kompanisë private Crimson Kapital Corp.

 

Kjo kompani sipas të dhënave të Open Data ka lidhur kontrata me qeverinë vendore duke shënuar kështu një cenim të konkurencës së lirë për shkak se kompania është në konflikt interesi me bashkinë e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY