FOTO/ Ky është biznesmeni qe iu sekuestrua 4 milion euro pasuri kriminale

FOTO/ Ky është biznesmeni qe iu sekuestrua 4 milion euro pasuri kriminale

448
0
Shares

Policia i ka bllokuar 4 milionë euro pasuri biznesmenit të hidrosanitareve, Nikolin Janina, pronar i kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, apo e njohur si “Porcenalosa”. Sipas Prokurorisë, për Janinën, Spanja ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar si të përfshirë në trafik droge. Në pronat e bllokuara janë 4 banesa e 2 garazhe në Tiranë, 1 banesë në Vlorë, tokë në Drimadh, Porto Palermo, Llaman e Himarë. Sipas Policisë, dyshohet se pasuria është vënë në mënyrë të jashtëligjshme, kjo bazuar edhe në një urdhër sekuestro nga Gjykata e Tiranës. Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet për biznesmenin Janina kanë nisur pas informacionit paraprak për monitorimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Nikolin Janina nga autoritet e Prokurorisë Spanjolle në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dosja me informacione përmban dhe një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja kundër Nikolin Janinës, pasi ndaj tij është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Dosja me informacione i është referuar Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda në policinë e Shtetit, për verifikime të mëtejshme në terren. Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme në muajin Korrik 2017, prokuroria e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, ka urdhëruar lëshimin e vendimit të sekuestros prenventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës. Pas gati dy muaj nga lëshimi i urdhër sekuestros, policia sot ka bërë ekzekutimin e këtij vendimi. Në momentin e sekuestrimit ka qenë prezent dhe biznesmeni Nikolin Janina, i cili kërkohet nga Spanja për trafik droge. Sipas burimeve, Janina vijon të qëndrojë i lirë në Shqipëri, për shkak se arrestimi i tij s’mund të kryhet deri në momentin kur Shqipëria dhe Spanja nuk kanë një marrëveshje ekstradimi. Gjithashtu, pengesë për mos arrestimin e tij është dhe fakti se autoritetet Spanjolle nuk kanë sjellë dosjen dhe transferimin e procedimit penal në Shqipëri, duke kërkuar vetëm verifikimin e pasurisë. Nikolin Janina njihet si biznesmen në fushën e hidrosanitareve të porcelanit. Kompanitë që ai përfaqëson janë “IBERIA INVEST” dhe “ALBA CERAMICAN” sh.p.k. /shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY