DEKLARATA/ Antikomunistët dënojnë prishjen e kullës së Prek Calit: Ajo që po...

DEKLARATA/ Antikomunistët dënojnë prishjen e kullës së Prek Calit: Ajo që po ndodh sot me të vdekurit, nesër do të ndodhë me të gjallët

214
0
Shares

 

“Akt barbar dhe revansh i komunizmit të instaluar de jure në pushtet, një rikthim në filozofinë e politikën e luftës së klasave”, e ka cilësuar prishjen ekullës së Prek Calit, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë .
Një ditë pas prishjes së kësaj kulle, antikomunistët në një deklaratë të tyren thonë më tej se, “rasti në fjalë është shenja e qartë edhe për me skeptikët e indiferent që thirrja jonë se po rivendoset diktatura është më se e vërtetë. Ajo që po ndodh sot me të vdekurit, me simbolet, nesër do të ndodhë me të gjallët”.

 

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Deklaratë për shtyp

Ne te Përndjekurit Politikë Antikomunistë te Shqipërisë jemi shumë te fyer e te indinjuar nga prishja e kullës se një prej figurave me te shquara atdhetare e antikomuniste te Shqipërisë Prek Cali ne Vermosh te Malësisë se Madhe nga qeveria neokomuniste e Edi Ramës.
Ne e konsiderojmë ketë akt barbar si një revansh i komunizmit të instaluar de jure në pushtet, një rikthim ne filozofinë e politikën e luftës se klasave te paralajmëruar me rikthimin ne krye te shtetit te xhelatëve te sigurimit dhe pinjollëve te kupolës se diktaturës komuniste.
Shkatërrimi i kullës se Prek Calit dëshmon frikën qe komunistet e rinj te Edi Ramë kane nga antikomunizmi dhe antikomunistët. Prek Cali ishte drejtuesi organizatori i te pares kryengritje te armatosur antikomuniste jo vetën ne Shqipëri por ne te gjithë Evropën Lindore ne vitin 1945 kryengritje qe u shtyp nga komunistet shqiptar ne bashkëpunim me ta jugosllavë gjë qe i kushtoi jetën Calit dhe shume bashkëluftëtarëve te tij.
Prek Cali është një simbol qëndrese për ne antikomunistët por simboli i tij është tmerr e frike për komunistet baballarë e bij qofshin ata.
Akti i djeshëm i qeveris është njëherazi edhe një përgjigje e drejtpërdrejtë e saj ndaj kundërshtimit dhe protestave qe ne antikomunistet i bëmë emërimit te ish shefit te Sigurimit te Shtetit, Ruçi ne krye te Kuvendit dhe emërimit ne qeveri te pinjollëve te kupolës kriminale te diktaturës komuniste.
Ne i bëjmë thirrje qeverise dhe tentakulave te saja ne pushtetin vendor te ndalojë revanshin e luftës se klasave dhe provokimet me simbolet tona , ndërkohe qe i kërkojmë opozitës dhe opinionit publik te bashkohet me qëndresën tonë kundër instalimit te komunizmit. Besojmë se rasti ne fjale është shenja e qarte edhe për me skeptiket e indiferent qe thirrja jone se po rivendoset diktatura është me se e vërtetë. Ajo qe po ndodh sot me te vdekurit, me simbolet nesër do te ndodhe me te gjallët.

Kryetari

Nebil Çika

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY