Transportonte materiale ndërtimi kontrabandë, kapet anija shqiptare në Libi

Transportonte materiale ndërtimi kontrabandë, kapet anija shqiptare në Libi

391
2
Shares

Një anije shqiptare është kapur nga rojet bregdetare. Ngjarja ka ndodhur në Zawya, Libi, ditën e djeshme. Anija me emrin ENVI 1 dyshohej se transportonte ilegalisht materiale ndërtimi, duke përfshirë rërën, të cilat ishin ngarkuar në portin e Zawya-s. Sipas mediave lokale, anija është ankoruar në këtë qytet që në orën 07:00 me orën lokale të datës 16 shtator. Ekuipazhi ka në përbërje 8 persona, shqiptarë dhe të malazezë. Siç shihet edhe nga fotoja anije ENVI 1 qëndron e bllokuar nën emrin e mëparshëm që ka patur. ENVI 1  është një anije e ngarkesave të përgjithshme, e ndërtuar në vitin 1984, mban flamurin e Panamasë dhe menaxhohet nga Delmore Ventures LTD, Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY