Dy mijë lekë për të mos i kontrolluar mjetin në kufi

Dy mijë lekë për të mos i kontrolluar mjetin në kufi

240
0
Shares

Një 52 vjeçar është vënë në pranga. Raportohet se Gëzim Datelli, banues në Tiranë, i ka ofruar një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra një punonjësi policie rrugore, që ta linte të kalonte, pasi në makinë kishte një sasi gomash kontrabandë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Pogradec-QafëThanë, teksa Datelli udhëtonte me mjetin AA038CH, me drejtues shtetasin A. B. Në momentin kur mjeti është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore, shtetasi Gëzim Datelli, i ka ofruar njërit prej tyre një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim që të shmangej kontrolli në mjet, pasi tek ky i fundit, ishin ngarkuar një sasi gomash pa dokumentacionin përkatës. Dosja i ka kaluar Prokurorisë të Pogradecit, për akuzën e “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY