Basha: Rama dhe pinjollët e Byrosë, tremben nga hija e Prek Calit

Basha: Rama dhe pinjollët e Byrosë, tremben nga hija e Prek Calit

371
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sot, për prishjen nga fadromat e IKMT-së, të kullës së antikomunistit të Kelmendit, Prek Cali.
“Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine.
Por Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.
Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe”, deklaron Basha.
Reagimi i kryedemokratit erdhi pasi sot fadromat e IKMT-së kanë shkuar në Vermosh dhe kanë shembur shtëpinë e Prek Calit, udhëheqësit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit të vitit 1945.
Reagimet e banorëve kanë qenë të shumta, por ndërhyrja e policisë ka bërë që fadroma e IKMT-së të bëjë shembjen.
Banorët kanë thënë se veprimi i bërë sot i ka vrarë ata për së dyti, pas masakrës që bënë komunistët në 1945.
Paratë për rikontruksionin e kësaj banese të njohur dhe një monumenti historik ishin mbledhur nga diaspora në SHBA dhe ishin sjellë që shtëpia të rikthehej në gjendje e saj normale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY