VIDEO/ Kadare flet për “Nobel”-in e munguar dhe tregon një histori të...

VIDEO/ Kadare flet për “Nobel”-in e munguar dhe tregon një histori të padëgjuar

132
0
Shares

Një muaj para se të ndahen çmimet “Nobel duket se sulmet ndaj shkrimtarit të njohur Ismail Kadare bëhen më të mëdha. Ai thotë se nuk është interesuar kurrë për to dhe se nuk ka shkuar asnjëherë në arkivat e jurisë për t’i parë këto letra?

Shkrimtari rrëfeu ekskluzivisht për “Studio e Hapur” edhe një bisedë që ka pasur me sekretarin e Përgjithshëm të “Nobel”-it në Suedi. Ai shton që edhe nëse nuk do ta merrte kurrë këtë çmim nuk do mërzitej.

“Unë nuk kam vajtur me këtë qëllim sepse është e palejueshme jashtë çdo zakoni të bija në këtë banalitet, të kërkoj sekretet e mia, dhe s’kam dhe të drejtë. Juria Nobel ka sekrete absolute. Por kur njëherë isha me time shoqe Helenën në Suedi, për habi të madhe timen, sekretari i Përgjithshëm i Nobel na ftoi për drekë në selinë e Nobelit. Nuk e shpjegoj dot se unë jam dhe një prej kandidatëve, dhe biseda u bë krejt e lirë, pa gajle fare. Mes bisedave u bë dhe ky muhabet, më tha a do ta shohësh sallën me dosjet dhe bëra tamam këtë pyetje. I thashë nuk dua ta di çfarë thonë për mua, por më e keqja më tha është që ju nuk e keni shkruar veprën në gjuhën shqipe por në një gjuhë që nuk ekziston.

Dhe qeshëm të gjithë. Këtë ia them botuesit tim në Paris, ai i dha rëndësi dhe mori vendimin në çast të botojë veprën time në frëngjisht, por ta botojë ai dhe jo ta marri nga shqip. Ai botoi 12 vëllime në frëngjisht, të dy botimet janë identike si në shqip e frëngjisht dhe shiten në Francë prej 10 vitesh në dy gjuhët. Shpifjet ndonjëherë ecin shpejt edhe pse duken absurde. Letrat mund të vazhdojnë kundër meje, por gjithnjë e më shumë besoj se janë të paefektshme, nuk janë ato arsyeja besoj se pse nuk e marr çmimin Nobel. Unë gëzohem që jam kandidat, se është nder të jesh mes të zgjedhurve. S’ka ndonjë gjë dramatike mos ta marrësh, se atë njëri do ta marrë. Janë shkrimtarë të shquar në botë. Sinqerisht nuk më vjen keq, jam mësuar të mos e marr, ndoshta e pres ndonjë telefonatë në mënyrë pasive. Biles kam një lehtësim kur nuk më marrin se them iku dhe këtë vit”,- thotë ai.

Por a ka ndonjë moment kur Kadare është ndjerë i lënë nga Shqipëria, lexuesit shqiptare?

“Është e rëndë të ndihesh i lënë, por pakëz edhe mund të më ketë ndodhur. Nuk e di ekzaktësisht kur ka ndodhur kjo, por më ka qëlluar që, gabimisht ndoshta, mund të kujtoj se jam i lënë. Por mbase është dhe në natyrën e shkrimtarit, që ka natyrë emocionale, që të ndihet i lënë dhe kur s’është i lënë. Por besoj që një popull nuk e lë një shkrimtar”.

Kadare tregon shpifjen me te cuditshme qe kane cuar ne Akademine e Nobelit, me qellim denigrimin e fugures se tij

تم نشره بواسطة ‏‎Eni Vasili – Studio e Hapur‎‏ في 15 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY