VIDEO REPORTAZH i BBC/ Bilbao, rruga e re e shqiptarëve për në...

VIDEO REPORTAZH i BBC/ Bilbao, rruga e re e shqiptarëve për në Angli

115
0
Shares

Kaleja e Francës nuk është më porta hyrëse e emigrantëve në Britaninë e Madhe. Kjo për shkak të forcimit të kontrolleve të gjithçkaje që lëviz në kufi nga autoritetet e të dyja vendeve.
Në një reportazh të shkurtër të BBC thuhet se vendqëndrimi i emigrantëve nga Afganistani, Siria dhe Shqipëria ka ndryshuar. Ata janë zhvendosur në Bilbao të Spanjës. Një qytet-port ku policia vendase ndalon çdo ditë grupe emigrantësh që tentojnë të emigrojnë për në Britani. Në videon më poshtë të BBC thuhet se janë dhjetëra shqiptarë që jetojnë në çadra përreth portit të Bilbaos në Spanjë. Synimi është të fshihen në kamionët që udhëtojnë drejt ishullit.
Gazetari thotë që janë rreth 70 vetë në çadra, shumica shqiptarë. Të tjerë jetojnë në kodrat rreth portit, në pritje të një shansi për t’u futur ilegalisht në Angli.
“Shqiptarët, në shumicë duan të emigrojnë në Britani, sepse siç thonë, duan të fitojnë para. Ata e dinë që kalimi nga Bilbao është i vështirë, por jo i pamundur”, thotë reporteri i BBC-së, Gavin Lee.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY