Ministrja e LSI: Vështirë të ketë zgjedhje pa opozitën, paketa McAllister të...

Ministrja e LSI: Vështirë të ketë zgjedhje pa opozitën, paketa McAllister të shtrohet sërish në tryezë

141
0
Shares

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se oferta e zv/presidentit të Partisë Popullore Europiane, David McAllister, duhet të ridiskutohet në tryezën e dialogut mazhorancë-opozitë.
Gjosha tha në “45 minuta” në Report TV se opozitës duhet t’i jepet edhe një mundësi tjetër në mënyrë që ta pranojë ofertën e ndërkombëtarëve dhe të bëhet pjesë e zgjedhjeve.
“Ajo ofertë duhet të vazhdojë të qëndrojë në tryezën e dialogut. Duhet t’i jepet shansi opozitës që ajo ofertë të jetë aty për t’u diskutuar dhe për t’u pranuar nga opozita, në mënyrë që të shkojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitoruara nga të gjitha palët. Sepse zgjedhjet pa opozitën do të sillnin një demokraci edhe më të brishtë sesa deri tani”, u shpreh Gjosha. 
Ministrja e LSI përsëriti deklaratën e Luan Ramës të një dite më parë, se zgjedhjet pa opozitën vënë në diskutim ligjshmërinë e institucioneve.
Gjosha tha gjithashtu se është e vështirë të mendohet se do të ketë zgjedhje pa opozitën. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY