VIDEO & EMRI/ Bulqizë, arrestohet i shumëkërkuari, tentoi ti ikte Policisë si...

VIDEO & EMRI/ Bulqizë, arrestohet i shumëkërkuari, tentoi ti ikte Policisë si nëpër filma

164
0
Shares

Në zbatim të Planit Operacional “Vjeshtë 2017”, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që janë kthyer në shqetësim për komunitetin, nisur edhe nga shqetësimet e banorëve të zonës së Zerqanit, Bulqizë, se një shtetas qarkullon me armë dhe është kthyer në shqetësim për banorët, efektivët e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zerqani”.
Bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se Besmir Sula, 31 vjeç, banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet “Land Rover”, me targa false, në dalje të qytetit Bulqizë, në zonën e quajtur “Pishat”, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me të cilin udhëtonte ky person si dhe kapjen e arrestimin e tij.
Ky person në momentin që ka parë forcat e policisë, ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë, ku ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.
Reagimi profesional dhe i guximshëm i punonjësve të policisë, ka bërë që makina tjetër e policisë t’i bllokojë rrugën duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 10 fishekë pistolete.
Besmir Sula, qëndronte i fshehur në një banesë të gjyshes së tij, në Zerqan, dhe në bazë të informacioneve policore, mësohet se kishte aksione në një fabrikë të pasurimit të kromit në Ternovë të njësisë administrative Zerqan, Bulqizë.
Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi…
Më datë 06. 05. 2017, Besmir Sula,shpallet në kërkim, pasi me datë 04. 05. 2017 në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. R., ku nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Besmir Sul. Vepra penale: “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake”, parashikuar nga neni 78, 278/2 dhe 22 të Kodit Penal.
I arrestuari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, ku krahas veprave për të cilat është shpallur në kërkim do të procedohet edhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY