Baresha rrëfen: Ja si tentoi të më përdhunonte bashkëfshatari, ndërsa kullosja bagëtitë

Baresha rrëfen: Ja si tentoi të më përdhunonte bashkëfshatari, ndërsa kullosja bagëtitë

180
0
Shares

Tentoi të përdhunonte bashkëfshataren, përfundon në pranga 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku një banor nga Devolli ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga një 42-vjeçare për tentativë përdhunimi, shkruan “Panorama”.
Ngjarja është regjistruar në një nga fshatrat e njësisë administrative qendër Bilisht, ku gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka rënë pre e dhunimit seksual.
Sipas të dhënave të Policisë, Hysni G., 50 vjeç, duke parë gruan dhe duke përfituar nga fakti se nuk kishte njerëz përreth, i është afruar asaj në mënyrë të befasishme dhe pasi e ka shtrirë forcërisht në tokë, ka tentuar ta përdhunojë.
Burime të rezervuara thanë se gruaja ka arritur të shpëtojë dhe menjëherë ka shkuar te të afërmit e saj, ndërsa me ndihmën e tyre i është drejtuar policisë për të kryer denoncimin në Komisariatin e Policisë në Korçë.
“Kisha dalë të kullosja bagëtitë dhe nuk e vura re momentin kur mu afrua. Më goditi dhe më shtriu në tokë, ndërsa nisi të më prekte në zona intime. Nisa të bërtas dhe të kërkoj ndihmë, por përreth nuk ishte askush. Në një moment mblodha të gjitha forcat, e godita dhe munda të shpëtoj. Ika me vrap dhe shkova te njerëzit e mi, pastaj ata më sollën këtu. E njoh sepse jemi bashkëfshatarë, por nuk i kam dhënë asnjë shkak që të bënte një veprim të tillë”, është shprehur gruaja mes lotësh në polici, ndërsa ka dhënë edhe identitetin e agresorit.
Menjëherë uniformat blu kanë shkuar në banesën e 50- vjeçarit dhe e kanë arrestuar. “Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Hysni G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative qendër Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12. 09. 2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit”, bëri të ditur Policia.
Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e alkoolit.
“Kam qenë i dehur, nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Më vjen keq për këtë gjë. Jam i martuar dhe baba i dy fëmijëve, nuk e di se si kam arritur të bëj një veprim të tillë, por nuk më kujtohet ta kem bërë diçka të tillë”, është shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY