Grabitja e dy tregtarëve, reagon policia: Ja si ndodhi

Grabitja e dy tregtarëve, reagon policia: Ja si ndodhi

134
0
Shares

Policia ka reaguar në lidhje me grabitjen e tregtarëve ne fshatin Mazhar. Sipas informacioneve zyrtare viktimat e vjedhjes ishin dy kasapë nga Berati dhe se shuma e vjedhur ishte mbi 2 milionë lekë.

Njoftimi i policise

Më datë 15.09.2017, rreth orës 06:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mazhar, në Sevaster ka ndodhur një vjedhje. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se: Dy shtetas të maskuar dhe me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armes u kanë vjedhur një sasi vlerash monetare rreth 1 milion lekë të vjetra si edhe 1000 Euro, shtetasve F.M., dhe D.H., banues në Berat me profesin kasap. Policia po vazhdon hetimin për dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe krehjen e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY