Elbasan, ndërtimet pa leje, proçedohen penalisht tre persona

Elbasan, ndërtimet pa leje, proçedohen penalisht tre persona

146
0
Shares

Tre persona janë proçeduar penalisht për shkak të ndërtimeve pa leje që kanë kryer. Në vijimësi të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje specialistët për Krimet në Komisariatin e Elbasanit” i kanë referuar prokurorisë materialet për ndjekjen penale në gjendje të lirë të shtetasve: A.H., 34 vjeç dhe Y.J., 63 vjeç, të dy banues në fshatin Byshek Shushicë. L.E., 48 vjeç banues në fshatin Gjocaj.

Njoftimi i plotë:

Elbasan Vijon zbatimi i planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje Proçedohen në gjendje të lirë tre shtetas për “Ndërtim të paligjshëm” Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Peqin, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve: A.H., 34 vjeç dhe Y.J., 63 vjeç, të dy banues në fshatin Byshek Shushicë. L.E., 48 vjeç banues në fshatin Gjocaj.

Proçedimi ndaj tyre, filloi pasi pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte , pa leje përkatëse.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY