Kreu i PD-së, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, ka sqaruar për herë të parë, “spastrimet” në listën e PD-së, ndërsa ka zbuluar se cila është keqardhja më e madhe e tij, për listën e re të kandidatëve për deputetë.
“Të jesh në PD, nuk do të thotë të jesh patjetër deputet i saj. Ka shumë mënyra për të kontribuar në PD. Në qoftë se PD mund të fitonte edhe të 140 deputetët, demokratët dhe anëtarët e saj janë shumë më shumë, deri në dhjetëra apo qindra mijëra.
Rrethanat dhe koha më diktuan pamundësinë për të sqaruar të moskandiduarit në listat e PD. Keqardhja ime më e madhe ishte mos-sqarimi i demokratëve se pse dhe kush do ta përbënte grupin parlamentar të PD-së.
Lista e deputetëve është një mozaik politik, që zgjidhet në bazë të rrethanave. Nuk kam pasur asgjë personale në vendimmarrjen, për largimin e disa emrave nga lista e PD-së.
Të më akuzosh mua për përjashtimet se nuk desha zërat kundër ndaj i largova, është argumenti më kot. Largimi i tyre është një proces jashtëzakonisht kompleks. Nuk jam penduar për atë listë, por kam reflektuar”, sqaroi Basha. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/