Dashi
Sot do keni me tepër besim tek partneri juaj dhe marrëdhënia ne çift do jete me e mire nga sa e mendonit. Mosmarrëveshjet dhe problemet e hershme do i lini pas krahëve përgjithmonë. Beqaret do kenë sukses te madh ne dashuri dhe çdo gjë do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar do mbizotërojë rregulli dhe situata ka për te qene e shkëlqyer.
Demi
Do bëni çdo gjë qe keni ne dore sot vetëm për te qene sa me afër partnerit dhe për t’ia shprehur atij ndjenjat sa me shume. Pas mesditës dhe deri ne orët e vona te natës atmosfera do jete fantastike. Beqaret do jene me te vendosur ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe për këtë mundet edhe te sakrifikojnë. Ne planin financiar optimizmi do ju pushtoje gjate gjithë kohës dhe do e mbani situatën nen kontroll.
Binjakët
Jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar sot. Ne fakt as ju dhe as partneri nuk do bëni përpjekjen me te vogël qe ta qetësoni situatën. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Buxheti do ketë tronditje, por kjo nuk do te thotë qe ju te besoni tek lojërat e fatit për ta ndryshuar situatën. Keni për te pasur me shume probleme.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete disi me e qëndrueshme sot. Do i sqaroni edhe problemet e vogla qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Beqareve do ju rrahe zemra edhe me fort pasi do e takojnë me ne fund personin te cilin e kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do kryeni edhe disa transaksione me rëndësi pasi gjendja ka për te qene e shkëlqyer.
Luani
Nëse doni qe marrëdhënia ne çift te jete e mire duhet te jeni sa me te hapur dhe te bëni gjera te reja. Nëse e lini rutinën t’iu pushtoje keni për te pasur probleme serioze. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime dhe asgjë me shume sesa kaq. Me shpenzimet mundohuni te jeni sa me te logjikshëm dhe gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.
Virgjëresha
Fale Plutonit dita e sotme do jete e përmbushur. Do e gjeni kohen t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret pa u munduar shume do e gjejnë personin e duhur dhe jeta do ju ece ashtu si e kane dëshiruar gjithmonë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, kështu qe mundohuni te jeni sa me te kujdesshëm. Gjithmonë duhet te mendoni edhe për nesër.
Peshorja
Beni gjithmonë atë qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni asnjë çast për ato qe do vijnë me vone. Nëse zemra juaj do ndihet mire atëherë nuk keni çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret do kenë disa takime dhe mund te fillojnë një lidhje te qete, por emocionuese. Financat do lënë për te dëshiruar kështu qe po nuk i bëtë mire llogarite para se te shpenzoni do keni tronditje me te mëdha.
Akrepi
Shfrytëzojeni sa te mundeni ditën e sotme për t’ia shprehur edhe me tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme. Beqaret edhe pse do bëjnë te pamundurën nuk do arrijnë dot ta realizojnë takimin qe kane ëndërruar. Buxheti do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me paratë. Po shpenzuat kuturu gjendja do dobësohet tej mase.
Shigjetari
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe partnerit ka për te ecur edhe me mire nga sa ju mendonit. Beqaret nuk do mendojnë shume për dashurinë sepse do e kenë ditën te ngarkuar me pune e angazhime. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë po u treguat vigjilente nuk do bëni keq.
Bricjapi
Sot do jeni gati te bëni edhe sakrifica ekstreme ju te dashuruarit vetëm për te sjelle harmoninë dhe ngjyrat ne jetën tuaj ne çift. Beqaret do kenë disa takime ndryshe nga sa i kishin menduar, por qe do ju sjellin ndryshime vërtet te mëdha ne jetën sentimentale. Ne planin financiar keni për te pasur surpriza te mrekullueshme qe do ua mbushin zemrën me gëzim.
Ujori
Te dashuruarit do kalojnë një dite te turbullt dhe te zhurmshme sot. Asgjë nuk do ju ece mire dhe do debatojnë edhe për disa çështje te se shkuarës. Beqaret nuk do arrijnë te joshin këdo qe do pëlqejnë, por nuk do kalojnë aspak një dite te keqe. Miqtë dhe te afërmit do i mbajnë pranë. Ne planin financiar duhet patjetër ta dyfishoni maturinë ne mënyrë qe te mos keni probleme.
Peshqit
Partneri do jete me i kuptueshëm me ju gjate kësaj dite dhe do ju toleroje për shume gjera. Fale sjelljes se tij marrëdhënia ne çift do përmirësohet. Beqaret do kenë me ne fund disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Me financat duhet te bëni pak durim sepse gjendja nuk mund te përmirësohet aq shpejt sa ju do dëshironi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/