EMRAT/ Lëvizje të tjera brenda PD, Basha i cakton post ish-ministrit teknik

EMRAT/ Lëvizje të tjera brenda PD, Basha i cakton post ish-ministrit teknik

244
0
Shares

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama – Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta “mbyllë” me kaq karrierën.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka graduar një nga ministrat teknik të dorëhequr pas zgjedhjeve në një post brenda Partisë Demokratike.
Të njëjtat burime brenda PD-së konfirmojnë se 31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD.
Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.
Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi.
Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY