Ushqimet që janë “armiqtë” e dhëmbëve, mos i konsumoni

Ushqimet që janë “armiqtë” e dhëmbëve, mos i konsumoni

155
0
Shares

Dihet botërisht që karamelet provokojnë kariesin dhe vera ngjyros zmaltin, por ka edhe ushqime të tjera që çuditërisht nuk i dinim, por që na shkatërrojnë buzëqeshjen.

Farat e lulediellit
Pavarësisht se kanë një sërë vetish të mira farat e lulediellit nuk janë mike të dhëmbëve. Dhe kjo bëhet fjalë për farat e plotë që duhet tu qërosh lëvoren. Për këtë dentistët rekomandojnë që të konsumoni fara luledielli të zhveshura tashmë.

Kubet e akullit

Të hash kubet e akullit është një ide jo fort e mirë, pasi njësoj si zmalti i dhëmbëve dhe ai ndërtohet nga kristale dhe kur dy të tillë shtyjnë njëri tjetrin njëri prej tyre do të thyhet.

Uji i aromatizuar
Fakti se janë pa sheqer të shtuar nuk mjafton që uji i aromatizuar të jetë mik i higjenës orale, pasi në këtë rast problemi është acidi citrik. Ky i fundit është një nga përgjegjësit e erozionit të zmaltit. Në këtë mënyrë rrit rrezikun e kariesit dhe ndjeshmërinë e mishrave të dhëmbëve. Për këtë dentistët rekomandojnë që të mos i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar një pije të tillë, por duhet të prisni 30 minuta që të rimineralizohet pështyma natyrore që ka një funksion tamponi ndaj aciditetit.

Frutat e thata
Janë të pasura me fibra dhe vitamina, por kur frutat privohen nga uji, si ato të thatat, ajo që mbetet është koncentrat sheqeri që vepron tek dhëmbët. Dentistët rekomandojnë të evitohen ose të reduktohet përdorimi i tyre, të lahen dhëmbët 2-3 herë në ditë dhe të mos harrohet fija për dhëmbët.

Patatinat
Amidoni i patates transformohet në sheqer e që më pas metabolizohet në acid. Por ja që patatinat deri diku janë të pashmangshme, dhe dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve menjëherë pas konsumit të tyre. Patatinat kanë tendencën të ngjiten pas dhëmbëve, njësoj si frutat e thata apo karamelet.

Alkooli
Përveçse ngjyros dhëmbët dhe përmban sheqer, alkooli than gojën duke lehtësuar kështu zhvillimin e kariesit, pasi pengon pështymën të mbajë gojën të pastër dhe të neutralizojë acidet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY