EMRI/ Karabinierët, ndjekje si në filmat aksion dhe të shtëna me armë...

EMRI/ Karabinierët, ndjekje si në filmat aksion dhe të shtëna me armë për të kapur trafikantin shqiptar

202
0
Shares

Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi i ka munduar mjaftueshëm duke e ndjekur. Gjatë përpjekjes për të arrestuar 28 vjeçarin nga Vlora pati dhe të shtëna me armë në ajër nga ana e forcave të rendit. Sipas informacioneve nga mediat lokale ka qenë mënyra e qëndrimit në timon i Dritan Mehmetaj që u ka tërhequr vëmendjen policëve.  Mehmetaj u duk sikur do të ndalonte pas shenjës nga policia, por në momentin e fundit u largua me shpejtësi, çka bëri që policët t’i viheshin në ndjekje, deri në Ventimiglia, kur “Fiat Idea” e Mehmetajt kaloi në kahun e kundërt të autostradës dhe ai u detyrua ta braktiste atë, duke ikur në këmbë, deri në Lamboglia, ku u ndalua. Mehmetaj u tregoi një pasaportë rumune policëve, të cilët zbuluan se ajo ishte fals dhe se personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar, me rezidencë në Torino dhe me precedentë penalë për shpërndarje droge. Pas kontrollit, në makinë iu gjet një sasi 1.17 kile heroinë e pastër. Sipas gazetës torineze La Stampa, droga e kapur ka vlerë 300 mijë euro në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY