EMRI/ Bashkëpunonte me kriminelët dhe dekonspironte operacionet policore, arrestohet oficeri i “Shqiponjave”

EMRI/ Bashkëpunonte me kriminelët dhe dekonspironte operacionet policore, arrestohet oficeri i “Shqiponjave”

226
0
Shares

Një polic ka rënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendashme dhe Ankesave. Bëhet fjalë për insoektorin Engrid Hënaj. Hënaj ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Policisë së Tiranë dhe akuzohet se dekonspironte operacionet policore. Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” . SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY