DURRËS/Sheshi Veliera, ky lokal ka marrë pilastrin romak, tani merr edhe rrugën

DURRËS/Sheshi Veliera, ky lokal ka marrë pilastrin romak, tani merr edhe rrugën

429
0
Shares

Një lokal ka uzurpuar një pjesë të hapsirës publike te sheshi Veliera duke zemëruar banorët e një kompleksi ku banon edhe vetë kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.

 

“Aktiv për Durrësin” i bën thirrje biznesit privat pranë “sheshit Veliera”, që të liroj një orë e më parë hapësirën publike që ka uzurpuar me pa të drejtë. Vazot e luleve janë një politikë e njohur për lokalet në Durrës, ku më pas shoqërohen me tavolinat për të pirë kafe. Ky është një provokim i qytetarëve të Durrësit, pasi edhe makina e vendosur aty si survenir, qëndron mbi betonin që ka mbuluar murin (pilastrin) romak të shek. II të Erës Sonë, në muajin Korrik 2017.

Gjthashtu i bëjmë apel bashkisë Durrës, kryetarit, z. Vangjush Dako, i cili aty pranë futet për tek apartamenti i tij, të ruajë pronën publike dhe të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky biznes privat ka pasur përpara një trotuar një metër të gjerë, ndërkohë që pas mbulimit me beton të murit romak, shkon në rreth 5 metra gjerësi dhe kjo presupozohet se është pjesë e projektit “Veliera”, që do t’i shërbejë qytetarëve dhe jo lokaleve.

Muri në të cilin operon ky biznes është Monument Kulture kategoria I dhe nuk dimë se çfarë kontrate ka me ministrinë e Kulturës apo se çfarë taksash paguan për shfrytëzimin e këtij monumenti. Ky mur u shkatërrua me eskavator për të rritur volumin e ndërtimit të pallatit në vitin 2000 dhe një prej ndërtuesve është deputet i Partisë Socialiste, për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Image may contain: outdoor

Mos i provokoni qytetarët!!! Herën e parë protestuam duke e lyer të gjithe vendin ku u mbulua muri rrethues i qytetit me bojë të kuqe. Nëse këto lule, si hunj për të treguar se është “tokë e zënë”, nuk hiqen, do t’i heqin qytetarët përpara se të vihen tavolinat për të pirë kafe mbi objektet arkeologjike që u mbuluan me beton!!!

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY