VENDIMI/Qeveria shpall vitin e Skënderbeut, ja kush është në Komisionin Shtetëror

VENDIMI/Qeveria shpall vitin e Skënderbeut, ja kush është në Komisionin Shtetëror

410
0
Shares

Qeveria ka marrë vendimin saj të parë në mbledhjene pasdites fill pas betimit në Presidencë që lidhet me përkujtimin e Skënderbeut duke e quajtur 2018, viti i Skënderbeut

Në vendim janë përcaktuar edhe anëtarët e komisionit shtetëror

 

V E N D I M

PËR

 

SHPALLJEN E VITIT 2018 “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT”

 

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Periudha 28 nëntor 2017 – 28 nëntor 2018 shpallet “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

 

KRIJIMIN E KOMISIONIT SHTETËROR PËR ORGANIZIMIN E VEPRIMTARIVE, NË KUADËR TË “VITIT MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Krijimin e Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

 

  1. Ky Komision të kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:

 

  1. a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  2. b) Ministrin e Mbrojtjes;
  3. c) Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;

ç) Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

  1. d) Ministrin e Kulturës;
  2. dh) Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;
  3. e) Ministrin e Shtetit për Diasporën;

ë) Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave;

  1. f) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
  2. g) Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave;
  3. gj) Drejtorin e Muzeut Kombëtar;
  4. h) Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare;
  5. i) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Monumenteve të Kulturës;
  6. j) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit.

 

  1. Me ftesë të kryetarit dhe me pëlqimin paraprak të tyre në këtë Komision ftohen të marrin pjesë:

 

–  përfaqësues të kabineteve të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës;

–  Kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryetarët;

–  kryetarët e komisioneve parlamentare për çështjet e ekonomisë dhe integrimit evropian;

–  përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës;

–  përfaqësues të bashkive të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe Ulqinit;

–  përfaqësues të Akademisë së Shkencave;

–  personalitete dhe figura të shquara, akademikë, historianë, njohës të artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile;

–  përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve të Malit të Zi dhe arbëreshëve të Italisë.

 

  1. Komisioni të marrë të gjitha masat për hartimin dhe miratimin e planit të veprimit e të kalendarit të festimeve, si dhe të përcaktojë llojet e veprimtarive, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
  2. Komisioni mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe sa herë që shihet e nevojshme.
  3. Komisioni Shtetëror do të ndihmohet nga sekretariati teknik, i cili ka këto detyra kryesore:
  4. a) Përgatit takimet e Komisionit;
  5. b) Raporton periodikisht pranë Komisionit për realizimin e detyrave të përcaktuara në mbledhjet e mëparshme të tij;
  6. c) Bashkërendon punën ndërmjet institucioneve të përfshira për zbatimin dhe monitorimin e detyrave të lëna prej Komisionit;

ç) Mban procesverbalet dhe harton vendimet e marra nga Komisioni;

  1. d) Kryen detyra të tjera që përcaktohen nga kryetari i Komisionit.
  2. Përbërja, mënyra e funksionimit dhe detyrat e hollësishme të sekretariatit teknik përcaktohen me vendim të Komisionit.
  3. Ngarkohen të gjithë anëtarët e Komisionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY