Kryeministri Edi Rama ka thyer sot procedurën e betimit në Presidencë duke anashkaluar një moment të rëndësishëm të ceremonisë.
Kryeministri Rama ka firmosur në fillim në librin e betimit të qeverisë por ndryshe nga sa parashikohet ai nuk e ka vënë dorën mbi Kushtetutë.
Të gjithë ministrat e tjerë kanë vënë dorën mbi Kushtetutë dhe kanë deklaruar se betohen duke dalluar në respektimin e ceremonisë nga shefi i tyre.
Betimi mbi Kushtetutë është kërkesë e protokollit dhe ligjit.
Praktikisht Rama e ka thyer këtë procedurë duke vënë në diskutim ligjshmërinë e betimit të tij përpara Presidentit.
Nderkaq kryeministri nuk i eshte ndare manise se fundit te atleteve duke i mbajtur ato edhe gjate betimit ne Presidence.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/