Fier, “zhduken” bankat e karriget, 150 gjimnazistë mbeten pa mësim

Fier, “zhduken” bankat e karriget, 150 gjimnazistë mbeten pa mësim

143
0
Shares

Në Fier 150 gjimnazistë nuk janë ulur në bankat e shkollës. Kjo për shkak se godina nuk është e pajisur me banka dhe karrige.
Si mysafirë të paftuar duken nxënësit e gjimnazit “Perikli Ikonomi” në Fier ditën e tretë të shkollës. Godina është bërë si e re pas restaurimit, por nuk është gati të presë të gjithë nxënësit. Këta të fundit vendosën të kërkojnë llogari për bankat dhe ndenjëset që mungojnë nëpër klasa.
Rreth 150 nxënës të gjimnazit “Perikli Ikonomi” në Fier nuk kanë ku të ulen për të zhvilluar mësimin. Përjashtim bëjnë nxënësit e një klase që i kanë shndërruar bankat në ndenjëse. Një veprim i pahijshëm që bëhet në emër të edukimit.
Mësuesit gjithashtu i kanë zyrat të boshatisura.
Shkaku mbetet i paqartë, por mendohet se bankat dhe karriget janë zhvendosur gjatë restaurimit të godinës disa muaj më parë dhe nuk dihet ku përfunduan. Nga 800 nxënës që ka gjimnazi 150 prej tyre i kanë klasat pa ndenjëse.
Drejtoria arsimore sqaroi se klasat do të kompletohen brenda pak ditësh, por deri sa të zgjidhet situata askush nuk i detyron dot këta nxënës të shkojnë në mësim. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY