VIDEO SKANDAL/ Si paguhej Joleza Koka në ministri pa shkuar asnjë ditë...

VIDEO SKANDAL/ Si paguhej Joleza Koka në ministri pa shkuar asnjë ditë në punë

527
0
Shares

Emisioni “Stop” ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video e cila tregon se si Joleza Koka, ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, gjatë kohës që punonte si këshilltare në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, është paguar pa shkuar as edhe një ditë në punë. Në pamjet filmike që emisioni investigativ publikoi mbrëmjen e djeshme, tregohen dëshmitë e punonjësve pranë kësaj ministrie, të cilët shprehen se Jolezën nuk e kanë parë të vinte asnjë ditë në punë, edhe pse paguhej çdo muaj.
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Joleza Koka përpara disa ditësh sulmoi drejtuesin e programit “Stop” Saimir Kodrën, duke e akuzuar për thyerje të etikës televizive dhe përdorimit të gjuhës ofenduese. Joleza Koka ka nisur edhe një peticion për çështjen në fjalë, madje është ankuar te Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të cilët kanë ndërhyrë për fshirjen e emisionit të asaj date në Youtube.
Si kundërpërgjigje, emisioni “Stop” publikon një skandal me përmasa edhe më të mëdha se çështja parimore e Jolezës. Saimir Kodra u shpreh se ndaj saj së shpejti do të ngrihet edhe një padi për vjedhje, pasi dy vite “punë” Joleza nuk denjoi të paraqitej as në zyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY