Enno Bozdo “nuk e lëshon” Bulevardin e Ri: E bëri Basha gati

Enno Bozdo “nuk e lëshon” Bulevardin e Ri: E bëri Basha gati

134
0
Shares

Ish nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo shpjegoi edhe njëherë sot se cfarë u bë nga bashkia e Bashës në katër vite në lidhje me bulverdin e ri fill pas deklaratve të kryetarit aktual të Tiranës, Erion Veliaj.

 

“E vetmja gje per te cilen duhet vleresuar Erjon Veliaj, eshte aftesia e tij mjeshterore per te genjyer pa u skuqur e zverdhur: sot tha se pas dy vjetesh ka perfunduar projektin e Bulevardit te Ri, projekt te cilin ne fakt jo vetem e gjeti gati nga administrata Basha, por madje edhe ne zbatim. Po ne te njeten menyre genjeu perpara disa ditesh me Unazen e Re.

 

Sepse ne fakt te gjitha projektet e medha te Tiranes –Metropol, i gjeti te nisura apo ne proces nga administrata Basha. Keshtu ndodhi edhe me Bulevardin, te cilin e gjeti ne proces zbatimi megjithe bllokimin absurd disa vjecar qe i bene keshilltaret socialiste ne Bashki, e me pas Prefekti, Ministria e Finances dhe e gjithe Qeveria e Edi Rames.

 

Sot Veliaj thjesht ka perfunduar metrat e nisura nga administrata e meparshme. Nuk ka perparuar asnje meter me tej. Prandaj eshte i detyruar te genjeje qe per dy vjet nuk arriti te perparoje ne zbatimin e projektit. Pse nuk arriti? Cfare e pengoi? E thjeshte: i duhej te ndryshonte plani qe te ndertoheshin kulla shumekateshe per oligarket afer tij, qe me keto para te mbushe xhepat dhe te bleje votat e zgjedhjeve te ardhshme.

 

Ndersa ne dy vjet Lulzim Basha ia doli te beje projektin, te siguroje financimin e tij, te lidhe kontraten per realizimin e projektit dhe te nise punen e te hape trasene ne nje pjese te konsiderueshme te projektit, Veliaj nuk perparoi as edhe nje meter!

 

Per cfare iu deshen Erjon Velise 2 vjet?!

 

Sa kulla betoni ka parashikuar pergjate bulevardit, aty ku ishin paercaktuar hapsira te gjelbra per femijet? Te kujt jane keto kulla? Cfare interesash lidhin Veline me pronaret e tyre?

 

Basha la ne zbatim nje vision per Tiranen e shekullit te 21, projekte ne zbatim dhe te gatshme, qe u stopuan me paramendim si pasoje e bllokimit nga qeveria Rama, ndersa Veliaj po le pas betonizimin e Sheshit Skenderbej, betonizimin e lulishtes tek policia bashkiake, rritje disafish te taksave, mbyllje te mijerave bizneseve te vogla, rritjen e cmimit te ujit, si dhe rekordin qe nuk do te sfidohet kurre: daljen e perditshme ne TV!”, tha Bozdo në deklaratën e tij për mediat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY