Monika Kryemadhi tregon skandalin e shpërdorimeve për digjitalizimin

Monika Kryemadhi tregon skandalin e shpërdorimeve për digjitalizimin

156
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka publikuar sot disa shifra që përbëjnë një skandal në keqpërdorimin e fondeve publike nga qeveria Rama 1.

 

Duke folur në parlament ajo tha se janë shpenzuar rreth 40 milionë euro për digjitalizimin por që aktualisht nuk ka asnjë shenjë të zbatimit të projekteve të investuara. Bëhet fjalë për financime të ministrisë së Inovacionit që drejtohej nga një e afërt e familjes së Kryeministrit.

 

“Kryeministri duhet të bëjë transparente sa miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit dhe janë marrë kredi (të paktën 40 milion euro) me qëllim dixhitalizimin, inovacionin dhe modernizimin e shërbimeve publike.  Ku kanë përfunduar këto para? Pse pas 4 vitesh themi që kemi nevojë për një reformë në administratën publike kur kishim një Ministri për këtë qëllim dhe u hodhën lumë miliona euro pa impakt? Mos duhet të harxhojmë edhe qindra miliona euro të tjera në eksperimente me administratën tonë, apo taksapaguesit shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë përsëri për shkarkimet masive që parashikohet të bëjnë? A ka gjë më të papërgjegjshme sesa të tmerrohet  e gjithë administrata dhe të paralizohen shërbimet për publikun se një Kryeministër nuk di si të qeverisë?”, ka deklaruar Kryemadhi.

 

Në vijim Monika Kryemadhi e ka quajtur një fletëpalosje me gabime e lajthitje programin e qeverisë të prezantuar dje e sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY