“Rinasi” tregon lëvizjet e 17 vjecarit që çau aeroportin

“Rinasi” tregon lëvizjet e 17 vjecarit që çau aeroportin

137
0
Shares

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka treguar sot pasdite të gjitha lëvizjet e 17 vjecarit që cau rrjetën e aeroportit tri ditë më parë dhe iu afrua një avioni me pasagjerë gati për nisje.

Sipas TIA, djali ka carë rrjetën por siguria e aeroportit e ka pikasur atë menjëherë duke bërë të mundur ndalimin e tij para se të shkonte tek avioni apo të komunikonte me të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen e pasqyruar në disa portale mediatike ditën e sotme, ku flitet për tentativën e një adoleshenti për të hyrë në mënyrë të paligjshme në pistën e avionëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se 17-vjeçari me inicialet E.G është pikasur menjëherë pas çarjes së gardhit rrethues të pistës nga punonjës të aeroportit.

Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit. Theksohet se siguria e aeroportit nuk është kompromentuar në asnjë moment.

Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie.

TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY