“Sëmuren” 200 pilotë, anulohen 100 fluturime të “Air Berlin”

“Sëmuren” 200 pilotë, anulohen 100 fluturime të “Air Berlin”

100
0
Shares

“Air Berlin” u detyrua të anulonte rreth 100 fluturime të martën, për shkak të numrit të madh të pilotëve që njoftuan se janë të sëmurë e nuk paraqiten dot në punë.
Kompania ajrore gjermane nuk është në gjendje të paguajë pagat e tyre dhe bojkotimi i pilotëve kërcënon ekzistencën e saj, bashkë me mundësinë për të shpëtuar vende pune, në kohën kur është duke kërkuar investitorë për një pjesë të biznesit të vet.
Gati 200 pilotë munguan njëkohësisht, duke bërë që qindra pasagjerë të bllokohen në terminalin e nisjeve të Aeroportit “Tegel” të Berlinit. Disa e pritën lajmin me humor, të tjerë reaguan me zemërim, duke argumentuar se pilotët – pavarësisht situatës, – duhen të bëjnë punën e tyre.
“Pilotët thonë se janë të sëmurë sepse nuk paguhen. Kjo është e gjitha dhe ne mbetëm të bllokuar këtu. Mbase do ta shijojmë Berlinin pak më gjatë”, tha Josephine Jackson, udhëtare nga Australia.
“Jam shumë i zemëruar, është normale, sepse po na trajtojnë komplet si idiotë. Presim në radhë këtu dhe fakti që pilotët kanë njoftuar të gjithë se janë të sëmurë është vërtet fyes. Ata duhet të bëjnë punën me të cilën janë pajtuar. E gjithë kjo dramë vjen vetëm sepse nuk janë përfshirë në negociata me ‘Air Berlin’ dhe kjo bëhet në kurriz të pasagjerëve”, tha Nero Brandenburg, pasagjer.
“Air Berlin”, kompania e dytë më e madhe ajrore e Gjermanisë, u detyrua të depozitonte muajin e kaluar kërkesën për mbrojtje nga falimentimi, kur aksioneri “Etihad Airways” tërhoqi fondet e tij pas disa vitesh që firma rezultonte me humbje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY