FOTO & EMRI/ Arrestohet “pirati” shqiptar, ja për çfarë kërkohej në Gjermani

FOTO & EMRI/ Arrestohet “pirati” shqiptar, ja për çfarë kërkohej në Gjermani

149
0
Shares

Arrestohet në Kosovë njëri prej dy vëllezërve që kërkoheshin prej tre vjetësh në Gjermani për pirateri filmash.
Kreshnik dhe Kastriot S., akuzohen si drejtuesit e portalit Kinox.to, përmes së cilës kanë shpërndarë në serverë të tjerë përmbajtje të kopjuara ilegalisht si filma, etj.
Mediat gjermane shkruajnë sot se është arrestuar në Kosovë, Kreshnik S., i dyshuar si njëri ndër udhëheqësit e portalit që shpërndante ilegalisht filma, Kinox.to.
Gazeta “Handelsblatt” shkruan se ai pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
I arrestuari së bashku me vëllanë e tij katër vite më të madh, ishte në arrati që nga tetori i vitit 2014. Në atë kohë, njësitet speciale të policisë kishin bastisur shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve S., në Lübeck, ku jetonin edhe ata, por nuk kishin mundur t`i gjenin.
Vëllezërit, Kastrioti i lindur në vitin 1989 në Kosovë dhe Kreshniku në vitin 1992 në Suedi, akuzohen për shkelje në përmasa industriale të së drejtës së autorit pastaj për bishtnim tatimesh në shumën prej 1.23 milion eurosh, për shantazhin dhe për një rast të zjarrvënës.
Për rastin “Kinox.to”, që më shumë identifikohet në bazë të emrit të portalit, po raportojnë medie të shumta gjermane në internet, përfshirë edhe spiegelonline.de, berlinerkurier.de, bild.de, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY