DOKUMENTI/ Edi Rama bën gati arrestimin e zyrtarëve të LSI, ja cilët...

DOKUMENTI/ Edi Rama bën gati arrestimin e zyrtarëve të LSI, ja cilët janë

910
0
Shares

Qeveria e Kryeministrit Edi Rama përgatit ofensivën e arrestimit të zyrtarëve të LSI. Ministria e Financave po përpilon kallëzimin penal për një numër zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar
(ARRSH), një ndër drejtoritë më të rëndësishme në vend, e cila gjatë mandatit të shkuar 4-vjeçar u drejtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Civitas.al ka arritur të sigurojë dokumentin e grupit të inspektimit nga Ministria e Financave sipas të cilit rezultojnë detyrime të krijuara rishtazi e të pa likuiduara deri me 31. 08. 2016, në një vlerë rreth 10 milionë Euro, përkatësisht:

– Kontrata projektime dhe oponencë në vlerën 20.4 milionë lekë.

– Kontrata investimi në vlerën 751.9 milionë lekë.

– Supervizime punimesh në vlerën 3.2 milionë lekë.

– TVSH dhe kosto lokale në vlerën 69.4 milionë lekë.

– Shpronësime në vlerën 124.4 milionë lekë.

– Kontrata mirëmbajtje në vlerën 206.1 milionë lekë.

– Vendime Gjyqësore në vlerën 124.4 milionë lekë.

Grupi i Inspektimit, siç thuhet në raport, ka propozuar dërgimin për ndjekje penale më akuzën e shpërdorimit të detyrës të nëpunësve të strukturave përgjegjëse të autoriteteve rrugore. Civitas.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY