VIDEO/ Berisha: Ju jeni fitimtarët humbës më të mëdhenj në historinë e...

VIDEO/ Berisha: Ju jeni fitimtarët humbës më të mëdhenj në historinë e vendit, nuk do ta gëzoni dot fitoren

144
0
Shares

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha e ka quajtur mazhorancën e sotme, si fitimtaren humbëse më të madhe në historinë e vendit, e cila nuk do ta gëzojë dot fitoren.
Në fjalën e tij, në prezantimin e programit të qeverisë, Berisha ju referua bojkotit të zgjedhjeve nga shqiptarët, të cilën ish-kryeministri e lexon si një përbuzje, përçmim e ndëshkim ndaj mazhorancës.
“Mazhoranca juaj ka 74 deputetë, të cilës rrugës i bëhen edhe 80 deputetë.
Por konstatojmë se kjo mazhorancë ka frikë dhe pasiguri të madhe.
Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i katër viteve më parë, fjalim i diktuar nga një panik i madh.
Nga vjen ky panik?
Ky njeri është ulur aty si kryeministër. Ka caktuar ministrat, por ka caktuar edhe hafijet brenda grupit të tij parlamentar.
Por përpos ligjit dhe Kushtetutës, ekziston e drejta, ligji dhe kushtetuta morale. Me këtë kushtetutë morale ju jeni fitimtarët humbës më të mëdhenj në historinë e vendit. Ju vini si një pseudomazhorancë, jeni të ndëshkuarit. Rreth 2.4 milionë shqiptarë, ju përbuzën, ju përçmuan, ju ndëshkuan.
Me votën kundër dhe akoma më rëndë, bojkotin, ua shndërruan ju fitoren në një dasmë pa nuse, që nuk do ta gëzoni dot.
Ti je i dyti pas Mehmet Shehut, që nuk të gëzon kjo fitore.
Hajde të bëjmë bashkë testin e drogës.
Depot e ushtrisë janë dyllosur të mbushura me drogë. Ti që fute shqiptarët në burg për mospagimin e energjisë, nuk ke arrestuar 5 vetë, trafikantë droge. Shumica jote është shumicë droge, ndaj edhe kushtetuta morale nuk e pranon atë”, u shpreh midis të tjerave Berisha. DRONI.al

Fjala e deputetit Sali Berisha në Parlament

تم نشره بواسطة ‏‎Partia Demokratike e Shqipërisë‎‏ في 12 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY