DETAJE/ Dëshmitari i kërcënuar: Ja si dhe sa euro i zhvati Emiljano...

DETAJE/ Dëshmitari i kërcënuar: Ja si dhe sa euro i zhvati Emiljano Shullazi, Ylvi Beqajt

566
0
Shares

Një tjetër dëshmitar është marrë në mbrojtje në lidhje me çështjen “Shullazi”. Besnik Musai është shoferi i Ylvi Beqjas, dhe ishte dëshmitar në momentin kur u bë kontrata për dhurimin e “Vollgës”.
Musai ka dëshmuar në sallën e gjyqit, ndërsa tha se Beqja është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.
“Pashë Shullazin që i vuri Ylvi Beqjas armën në kokë”, dëshmoi ai.
Sakaq, Musai ka treguar para togave të zeza se familja e tij është kërcënuar nga dy persona. Këto kërcënime sipas tij i janë bërë me qëllim që të tërhiqej nga dëshmia.
“Dy ditë më parë dy persona kanë kërcënuar familjen time. Ndaj unë u mora në mbrojtje”, është shprehur Besnik Musai.
Teksa ka vijuar me dëshminë e tij, ai tha se “Në një takim tjetër Beqja i dha Gilmando Danit 80 mijë euro. Herën e dytë do t’i jepte 70 mijë €, por nuk arritëm pasi një person na goditi makinën dhe u detyruam të ktheheshim në servis”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY