DETAJE/ Plagosi biznesmenin e njohur, pezullohet punonjësi i SHKB-së

DETAJE/ Plagosi biznesmenin e njohur, pezullohet punonjësi i SHKB-së

125
0
Shares

Polici i SHKB në Burgje është pezulluar nga detyra , pasi plagosi me armë një biznesmen në Tiranë mbrëmjen e djeshme te “Pazari i Ri”
Denion Meidani, drejtoi i SHKB ka firmosur pezullimin për 43-vjeçarin Kleant Musabelliu.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në zonën e Pazarit të Ri teksa Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB-së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri biznesmenin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e dy protagonistëve të ngjarjes së mbrëmshme, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e “Pazarit të Ri” për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.
Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetësojë situatën i ka kërkuar autorit që të dilnin jashtë.
Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Musabelliu ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY