DETAJE/ Sarandë, kthehet në shtëpi, pronari kupton se i kanë vjedhur milionat

DETAJE/ Sarandë, kthehet në shtëpi, pronari kupton se i kanë vjedhur milionat

259
0
Shares
Foto Ilustruese

Një person ka denoncuar vjedhjen e 35 milionë lekë (të vjetra) dhe mijëra eurove, në banesën e tij në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, në Ksamil Sh. M., ka telefonuar Policinë se i është vjedhur banesa.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se, në banesën e Sh. M., janë marrë (vjedhur) një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë (të reja), 3000 euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme.
Në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë, raporton policia.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY