Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

272
9
Shares

Kreu i PD-së, është treguar i ashpër për zgjedhjet politike të Gramoz Rucit dhe Fatmir Xhafajt, në poste të rëndësishme.
Sipas Bashës, “E ardhmja e Shqipërisë nuk janë Gramoz Ruci e Fatmir Xhafaj”.
“Që të bëhesh konkurrenti, im është shumë e vështirë për ty, ndoshta e pamundur, sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin dhe të përqafosh vlerat.
Duhet ta nisësh me shkarkimin e Gramoz Ruçit nga kreu i Kuvendit jo vetëm për të larguar krimin nga politika, por edhe për të shpëtuar imazhin e diskredituar të vendit.
Duhet të arrestosh vëllanë e Fatmir Xhafajt dhe t’ia dorëzosh Interpolit që e kërkon për trafik ndërkombëtar droge.
Duhet të shkarkosh Fatmir Xhafajn si njeri të lidhur me krimin.
Duhet të gjesh dhe arrestosh gjithë ata funksionarë policie që kanë favorizuar drogën deri më tani, me në krye kapitenin e tyre, Tahirin.
Duhet të heqësh kryetarët e inkriminuar të bashkive.
Duhet të rikthesh ne burg banditet qe lirove për zgjedhje.
I bën dot ti këto?”, u shpreh Basha midis të tjerave. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

9 COMMENTS

  1. Akoma luli me politiken tende te kote qe te dergoi ne humbje ? Leri njerezit qe nuk jane ne parlament dhe mos ua fyej nderin kot me shpifje

  2. Duhet te shkoj Basha para gjykates, veprat e Bashes si 21 janari qe vrau 4 vete nuk jan denuar akoma. Turp per drejtesin dhe per ata qe e votojne

  3. Ti zoti lulush mjaft dhe mend ca duhet bere e ca sduhet bere,je i pari qe duhet te ishe zhdukur nga faqet e politikes, shume shpejt do te vije dita ku do duhet te flasesh para gjkates e te mbash pergjegjesi per cdo gje qe i ke bere ketij populli.

  4. pse mos arrestohesh ti ore zoterii qe ke gjithe peshen e gerdecit mbi supe.po akuzon te tjeret vetem me deklarata koti sa per te mbushur mediat. Kshu do e beke opoziten ti duke i hedhur balte te tjereve.. ahaa mjere pd qe te ka ty e mjere populli nga kush perfaqesohet.

  5. Je mesuar me kushte ti Basha. Po harron se sje askush.
    Je vetem lideri i nje partie te marre fund dhe kjo per fajin tend.
    Ti shkaterove nje parti te tere dhe kjo tregon qe nuk je i afte per asgje.
    Ti ishte krytar i bashkise me te madhe ne vend dhe tregove qe nuk di te besh asgje pervec se te trashesh qafen dhe te ngerdheshesh si bukurosh qe e di veten.
    Askush nuk ka qejf te te degjoje ty.

  6. Basha sesht ne vetw..sulmon njerzit pik turpi..as ka lidhje me politiken vllai i xhafes..kapet nga deget aa thua do ta beje njeri kryeminister me keto shpifje t pabaza per xhafen dhe rucin

  7. Ndryshimet duken si dita me naten.Dita eshte Xhafa e nata je ti o Lul se dhe ti ke qene minister i brendshem po asgje sbere,na mbiu hashashi tek dera e shtepise,u desh te vinte ne detyre Xhafa qe te pastronte mbeturinat e kohes tende.Prandaj flet per shkarkime se te vjen inat.Po populli eshte me njerez qe jane punetore dhe qe do vene drejtesine ne vend si z.XHAFA.

  8. Lulezo luleza imeMire ka thene gjini se ke filluar nuk e di cflet ore lulush.Flet per drejtesi dhe per pune por harron se dhe vete ke qene minister i brendshem dhe sbere asgje por ndihmove krimin te lulezoje.

LEAVE A REPLY