Burrë e grua plagosen me thikë, reagon policia

Burrë e grua plagosen me thikë, reagon policia

117
0
Shares

Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur me thikë tre persona. Sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobeta.

Njoftimi i policise

Më datë 11.09.2017, rreth  orës 21: 00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua ), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.
Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY