Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Me anë të një statusi në facebook kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin duke e cilësuar Ramën si të paaftë në aritmetikë, për shkak se në program Rama premton shumë, ndërsa nuk thotë se nga do të vijnë gjithë këto para për investimet imagjinare.
Statusi i Vasilit
Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur. Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët. Kur pyetet për bujqësinë nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm? E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin. E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë. E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/