EMRI & FOTO/ Vlorë, ja kush është nëna e re që vdiq...

EMRI & FOTO/ Vlorë, ja kush është nëna e re që vdiq gjatë lindjes në maternitet

316
0
Shares

Një 28-vjeçare nga Vlora humbi jetën ditën e sotme, gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale për të sjellë në jetën foshnjën e saj. Gruaja është Elda Beqo, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Për fat të mirë foshnja e saj arriti të shpëtojë, mirëpo gruaja pësoi infarkt gjatë lindjes.
Lidhur me ngjarjen policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të kuptuar nëse në këtë rast ka apo jo pakujdesi të mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës

“Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.
Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjor janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Por gjatë operacionit e reja ka pësuar infarkt. Fatmirësisht foshnja ka mundur të shpëtojë.” shkruhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY