Shtyhet për në orën 18.00 seanca për votimin e qeverisë, por...

Shtyhet për në orën 18.00 seanca për votimin e qeverisë, por debati për programin, nesër

75
0
Shares

Debati për programin e qeverisë do të zhvillohet ditën e nesërme. Pas përfundimit të mbledhjes së kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentar është rënë dakord që kjo seancë të nisë nesër në orën 9 të mëngjesit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deri në orën 16:00 duhet të depozitohen pyetjet, dhe me pas në orën 18:00 do të rimblidhet seanca të dëgjuar përgjigjet e pyetjeve.
“U dakordësua që të vazhdojmë sipas këtij kalendari: Deri në orën 16:00 të ditës së sotme deputetët të depozitojnë pyetjet që kanë për programin e qeverisë. Në orën 18:00 hapet seanca plenare e cila do të dëgjojë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetë të vecantë. Me kaq do të mbyllet seanca e ditës së sotme.
Nesër në 9 të mëngjesit hapet debati do të vazhdojë deri në 10:45 do të bëhet një pushim 45 minuta me kërkesë të PD, pasi ka një event politik dhe do të fillojë në 11:30. Grupet parlamentare sot në seancën e orës 18: 00 të depozitojnë edhe listën e diskutantëve për ditën e nesërme”, sqaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY