PS heq nga programi premtimin për 220 mijë vende të reja pune

PS heq nga programi premtimin për 220 mijë vende të reja pune

84
0
Shares

Programi që Edi Rama prezanton sot para shqiptarëve, që paragrafin e tij të parë, nis me një kontradiktë. Sipas qeverisë, shqiparët votuan PS në 25 Qershor për programin që prezanton sot për herë të parë, në 11 shtator.
“Më 25 qershor 2017 shqiptarët folën qartë. Vota e tyre erdhi si shprehje e drejtpërdrejtë e besimit dhe e mbështetjes së fortë që zgjedhësit shqiptarë dhanë për Partinë Socialiste dhe programin e saj qeverisës për ‘Shqipërinë që Duam’, një Shqipëri europiane, me shtet ligjor, ekonomi të zhvilluar, punësim dhe mirëqenie për çdo qytetar shqiptar” shkruhet në program.
Bie në sy në program, që qeveria është tërhequr nga premtimi për 220 mijë vende të reja pune. Premtimi ishte shpallur më parë në manifestin politik të PS, para zgjedhjeve por pasi ka dalë rezultati, socialistët nuk e kanë parë të arsyeshme t’i qëndrojnë si objektiv.
Një tjetër fakt që bie në sy në program është se, kur flasin për qeverisjen e 4 viteve të shkuara, socialistët nuk bëjnë bilancin e rrugëve të ndërtuara, por të atyre të rikonstruktuara.
“Në mandatin 2013-2017 janë rikonstruktuar rreth 300 mijë ml rrugë, rreth 20 mijë ml bulevarde dhe shëtitore, rreth 200 mijë m2 sheshe dhe qendra urbane si dhe qendra historike, rreth 150 mijë m2 parqe”, shkruhet në bilancin që bën PS për qeverisjen e 4 viteve të shkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY