Gramoz Ruçi e fillon me shkelje dhe me dorë të hekurt, tenton...

Gramoz Ruçi e fillon me shkelje dhe me dorë të hekurt, tenton të mos i jap fjalën deputetëve të opozitës

381
0
Shares

Në seancën e parë si kryetar Kuvendi, Gramoz Ruçi e fillon me “dorë të hekurt”, duke tentuar të mos i dhënë fjalën deputetëve të opozitës.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për procedurë para prezantimit të programit dhe emrave të ministrave të rinj, Ruçi ka tentuar të mos ia jap fjalën.
Pas disa minutash replikash, Ruci është tërhequr.
Pas kësaj Spaho ka shpjeguar shkeljen e parë të Rucit, i cili duhet të mbledhë konferencën e kryetarëve dhe kjo konferencë të caktojë kohën e debatit.
Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kundër kreut të Kuvendit.
Vasili ka kërkuar sikurse Sapho, të përcaktohet koha e diskutimeve për programin qeverisës, ndërsa ka vënë në dukje një shkelje tjetër të kreut të Kuvendit, i cili filloi seancën pa bërë betimin deputeti i LSI-së Vangjel Tavo. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY